Ndërlidhjet

logo-print

BAGDAD


Ministri irakian për Informim, Muhammad Said al-Sahhaf tha në konferencë për shtypin se forcat e koalicionit janë tepër të zgjatura dhe ka premtuar se trupat irakiane do të sulmojnë në një varg pikash të vijave të furnizimit.
"Ata kanë invaduar vendin tonë dhe bëjnë trysni në drejtim të Bagdadit. Ata janë tash si një bollë e gjatë më se 500 kilometra, kurse ne do te presim copa copa këte gjarpër", ka thënë ministri irakian.
Ai ka mohur se forcat e koalicionit kanë marrë disa qytete irakiane si dhe raportet që ushtarë irakian paraqiten si civilë për t'i mashtruar trupat amerikane dhe britanike.
XS
SM
MD
LG