Ndërlidhjet

BASRA


Trupat britanike kanë vënë në cak në Basra partinë Bath në pushtet, kurse çrrënjosja e saj është përqëndrimi kryesor i trupave, ka thënë zëdhënësi i ushtrisë britanike në Kuvajt, koloneli Chris Vermon.
Trupat britanike janë duke e rrethuar qytetin por nuk e kanë siguruar.
Gjatë natës së mbrëmshme aviacioni amerikan ka shkatërruar një objekt në Basra ku besohej se mbanin mbledhje 200 luftëtarë paramilitar lojal me Saddam Hussein, por ushtria amerikane nuk komentoi fatin e tyre.
Koloneli Vermon ka thënë se trupat akoma nuk kanë arritur të fusin ndihmën humanitare në Basra, por ka theksuar se akoma nuk është evidente një krizë humanitare.
Ndërkohë, minstiri irakian për Informim akuzoi forcat britanike se shkatërrojnë me zjarr tankesh tonelata me ushqim në depot e Basrës.
XS
SM
MD
LG