Ndërlidhjet

DAMASK/TEHERAN


Siria ka mohuar akuzat e Shteteve të Bashkuara se është duke dërguar pajisje ushtarake në Bagdad, duke thënë se Uashingtoni orvatet të shmangë vëmendjen nga krimet e luftës kundër civilëve në Irak.
Në komunikatën zyrtare të ministrisë së Jashtme të Sirisë thuhet që akuzat e ministrit amerikan të Mbrojtjes të jenë gjithashtu një përpjekje e Uashingtonit për të "justifikuar dështimin e trupave të veta" në Irak.
Edhe Irani sot demantoi akuzat e Shteteve të Bashkuara se Teherani mbështet grupin paramilitar opozitar mysliman shiitë në Irak.
XS
SM
MD
LG