Ndërlidhjet

logo-print

UASHINGTON


Presidenti i Shteteve të Bashkuara, George Bush tha sot se regjimi i presidentit të Irakut, Saddam Hussein kontrollonë vetëm një pjesë të vogël të vendit dhe së shpejti do të hiqet nga pushteti.
"Qofshim falë luftëtarëve tanë, regjimi që dikur kontrollonte gjithë Irakun tash kontrollon një pjesë të vogël të atij vendi. Trupat Amerikane dhe të koalicionit kanë vazhduar avancimin e fortë dhe tash ndodhen rreth 50 milje afër Bagdadit", ka thënë presidenti i Shteteve të Bashkuara.
Në radiofjalimin e rregullt javor, Bush tha se luftimet në Irak janë të rrepta kurse kohëzgjatja e luftës nuk dihet, por ka theksuar se është i sigurtë se Saddam do të çarmatoset dhe dëbohet nga forcat e koalicionit.
Ai ka thënë se Shtetet e Bashkuara po i luftojnë njësitet më të dëshpruara irakiane dhe ka tërhequr vëmendjen se mund të priten viktima të tjera.
"Ne tash po i luftojmë njësitet më të dëshpruara të armatës së diktatorit. Luftimet janë të rrepta dhe nuk e dijmë kohëzgjatjen e luftës, por e dijmë epilogun e kësaj beteje-regjimi irakian do të çarmatoset dhe hiqet nga pushteti. Iraku do të jetë i lirë", ka thënë presdenti i Shteteve të Bashkuara.
George Bush ka akuzuar regjimin e Saddamit se bën krime kundër vetë popullit të tij, përfshirë edhe vrasjen e qytetarëve të cilët refuzojnë të luftojnë.
"Në rajonet që gjenden akoma nën kontrollin e tij, regjimi irakian vazhdon sundimin me terror, robër lufte janë brutalizuar dhe ekzekutuar, irakianët që rrefuzojnë të luftojnë për regjimin vriten, gratë irakiane janë varur për shkak se kanë përshëndetur trupat e koalicionit. Disa ushtarakë irakianë kanë pretenduar se dorëzohen kurse pastaj kanë hapur zjarr ndaj forcave të koalicionit", ka thënë George Bush.
Presidenti i Shteve të Bashkuara ka thënë se kriminelët e luftës do të përndiqen pa mëshirë dhe do të gjykohen ashpër.
XS
SM
MD
LG