Ndërlidhjet

BAGDAD


Sulmet ajrore kanë vazhduar edhe sot në mbrëmje në Bagdad, pasi një raketë kishte dëmtuar Ministrinë irakiane për informim në orët e mëngjezit.
Sulme tjera nga ajri u raportuan edhe kundër qytetit Qerbela.
Ushtria amerikane tha se afër qytetit Naxhaf helikpoterët kanë sulmuar një njësit të Gardës Republikane të Irakut dhe kanë vrarë 50 luftëtarë dhe shkatërruar rreth 25 automjete ushtarake.
Pentagoni tha se forcat e koalicionit në rajon janë më dominate në tokë dhe në ajër dhe, sipas planit çdo ditë shkojnë forca tjera.
Zëdhënësja Victoria Clarke tha se forcat e koalicionit kanë siguruar burimet jugore të naftës për t'i kursyer për mirqenjen e popullit irakian dhe se 600 puse ndodhen nën kontrollin e koalicionit.
XS
SM
MD
LG