Ndërlidhjet

logo-print

BAGDAD


Komanda Qendrore e avancuar e Shteteve të Bashkuara në Katar tha sot se forcat e koalicionit po vazhdojnë depërtimin nga Bagdadi, megjithë vonesën e raporuar të përforcimeve dhe furnizimeve.
Gjenerali Victor Renuart tha se disa njësite kanë zvogëluar avancimin e tyre, por ka theksuar se mungesat në furnizime dhe rezistenca irakiane nuk e kanë deryruar operacionin ushtarak që të pauzojë.
"Ka patur disa sulme bezdisëse kundër vijave tona të furnizimit dhe këto vazhdojnë, por ato nuk e kanë ndalur lëvizjen e mbështetjes logjistike për asnjë nga forcat tona të avancuara në fushbetejë . Ate që e dijmë është se këto sulme janë bërë më të pakta, me më pak forcë dhe të gjitha janë mposhutur me një çmim relativisht të vogël", tha gjenerali amerikan.
Zëdhënësja e Pentagonit tha se në jug të Irakut vazhdonë të ketë rezistencë sporadike , por linjat e furnizimit të forcave në vijën e frontit vazhdojnë.
XS
SM
MD
LG