Ndërlidhjet

logo-print

BAGDAD


Ministri irakian për Informim, Muhammad Said al-Sahhaf tha në konferencë për shtypin se forcat e koalicionit janë tepër të zgjatura dhe ka premtuar se trupat irakiane do të sulmojnë në një varg pikash të vijave të furnizimit.
"Ata kanë invaduar vendin tonë dhe bëjnë trysni në drejtim të Bagdadit. Ata janë tash si një bollë e gjatë më se 500 kilometra, kurse ne do te presim copa copa këte gjarpër", ka thënë ministri irakian.
Al Sahhaf tha se presidenti i Shteteve të Bashkuara duhet të akuzohet për krime lufte në lidhje me vrasjen e civilëve. Ai raportoi se 68 njerës janë vrarë kurse 107 plagosur vetëm në Bagdad natën midis të premtes dhe të shtunës, krahas 74 të vrarëve dhe 244 të plagosurve anembanë viseve tjera të vendit.
Al-Sahhaf tha se trupat britanike kanë shkatërruar me zjarr tankesh tonelata me ushqim në depot e Basrës.
XS
SM
MD
LG