Ndërlidhjet

logo-print

BAGDAD


Shpërthime të fuqishme kanë tronditur periferitë e Bagdadit gjatë ditës, ku besohet se janë përqëndruar forcat elite irakiane si dhe qendrën e qytetit në mbrëmje. Në shënjestër kanë qenë edhe caqe qeveritare.
Bombarduesit kanë qarkulluar edhe Kirkukun ku janë dëgjuar krisma të fuqishme.
Ushtarakët amerikanë thanë se në veri të Irakut është sulmuar dhe shkatërruar një stabiliment terrorist.
Në jug të Irakut, marincat britanikë janë konfrontuar me paramilitarët në periferitë e Basrës.
Trupat britanike thanë se kanë kapur një gjeneral irakian gjatë luftimeve me njësitet irakiane në jug të Basrës.
Trupat amerikane i kanë angazhuar forcat e Gardës republikane të Irakut afër Qerrbelasë.
Njësite të ushtrisë amerikane janë vendosur afër Nasirias për të mbrojtur vijat e furnizimit.
Gjenerali amerikan , Tommy Franks tha se operacionet luftarake vazhdojnë në veri, në perëndim dhe rreth Bagdadit.
Shefi i Shtatmadhorisë së Shteteve të Bashkuara paralajmëroi adaptimin e metodave të luftës për t'u marrë me sulmet vetëvrasëse nga elemente të dëshpruara irakiane.
Nënpresidenti i Irakut tha se do të shfrytëzohet çfarëdo metode "që ndal apo vret armikun".
Zyrtarët irakianë thanë se kanë rrëzuar një helikopter amerikan, Apaçi afër Basrës duke vrarë dy anëtarët e ekipazhit.
XS
SM
MD
LG