Ndërlidhjet

UASHINGTON


Sekertari amerikan i Mbrojtjes , Donald Rumsfeld dhe komandanti amerikan i luftës në Irak, gjenerali Tommy Franks sot kanë rrefuzuar raportet që flasin për një pauzë në depërtimin e forcave të prira nga Amerika drejtë Bagdadit, duke theksuar se nuk ka plane për pauzë apo armëpushim në ate luftë.
"Kjo fushatë ka bërë progres të shënuar. Edhe shumë mbetet për të bërë. Ditët që vijnë do të jenë me batica dhe zbatica të luftës. Nuk kemi nevojë të përkujtojmë vetëveten se epilogu fare nuk vihet në pyetje", ka thënë gjenerali Franks në konferencë për shtypin në Komandën e avancuar amerikane në Katar.
Franks ka thënë se ai nuk e di nëse Saddam Hussein është vdekur apo gjallë, por ka thënë se forcat e koalicionit kanë arritur 95 kilometra afër Bagdadit.
XS
SM
MD
LG