Ndërlidhjet

logo-print

BAGDAD


Forcat tokësore të Shteteve të Bashkuara dhe Britanisë u angazhuan sot në luftime të rrepta me forcat irakiane në disa lokacione.
U raportuan luftime shtëpi për shtëpi në Al_Hindya, pikë kyçe në kalimin e lumit Eufrat, rreth 80 kilometra në jug të Bagdadit.
Më në jug, kanë vazhduar luftime të forta rreth qytetit Naxhaf, ku forcat amerikane kishin përparuar nga veriu dhe jugu. Dy ushtarë amerikan janë vrarë.
Tutje më në jug, qindra irakianë duke brohoritur, "Mirësevini në Irak", kanë përshëndetur marincat e Shteteve të Bashkuara të cilët hyrën në qytezën Shatra pas luftimeve të ashpra.
Kanë vazhduar gjithashtu edhe sulmet ajrore duke vënë në shënjestër objektet kyçe qeveritare në qendër të Bagdadit si edhe pozicione në periferit e qytetit ku besohet se janë përqëndruar njësite të Gardës republikane irakiane.
Është bombarduar edhe qyteti Kirkuk në veri të Irakut.
XS
SM
MD
LG