Ndërlidhjet

logo-print

LONDËR


Sekretari britanik i Mbrojtjes, Geoff Hoon sot ka pranuar në Londër se asnjë politikan apo komandant i lartë irakian nuk është cënuar, megjithë progresin e fortë të forcave të koalicionit, të cilat mbajnë 8.000 të burgosur lufte irakian.
"Deri tash nuk ka patur ndonjë politikan apo komandanti të latë ushtarak të cënuar, por nuk mund të thuhet se nuk ka patur një numër të mirë të dorëzuarish. Ne aktualisht mbajmë 8.000 të burgosur lufte, shumica e të cilëve janë dorëzuar", ka thënë sekretari britanik i mbrojtjes.
Geoff Hoon ka thënë se pjesa më e madhe e jugut të Irakut është nën kontrollin e forcave të koalicionit, por përsëriti vërejtjet e veta të mëherëshme në Parlament se lufta në Irak do të ishte e vështirë.
XS
SM
MD
LG