Ndërlidhjet

logo-print

NAXHAF


Gjatë natës së shkuar kanë humbur jetën 7 civilë irakenë, gra e fëmijë, pasi automjeti me të cilin po udhëtonin u vu nën zjarrin e forcave të koalicionit.
Gjenerali amerikan, Peter Pace, ka sqaruar se incidenti ka ndodhur pranë Naxhafit, duke shtuar:
"Automjeti me të cilin ata po udhëtonin iu afrua pikë ndalimit të forcave të koalicionit dhe i është dhënë urdhëri për të ndaluar. Trupat në pikë-kontroll goditën fillimisht motorin e makinës, por automjeti nuk i ndaloi sic u kërkua. Kjo bëri që ushtarët të hapnin zjarr ndaj automjetit", tha gjenerali amerikan Pace.
Pak ditë më parë ka ndodhur një atentat vetvrasës me një taksi në një pikë-kontrolli, ku humbën jetën 4 ushtarë amerikanë.
XS
SM
MD
LG