Ndërlidhjet

logo-print

BAGDAT


Burimet ushtarake amerikane kanë bërë të ditur se nuk ka ndryshim në strategjinë e tyre ushtarake në pikat e ndalimit.
Të njëjttat burime pasi shprehin keqardhje për vrasjen në Naxhaf të 8 grave dhe fëmijëve irakenë, nga zjarri i ushtarëve të koalicionit, sqarojnë se automjeti me të cilin ata po udhëtonin nuk ka ndaluar pas thirrjes së trupave amerikane dhe goditjeve paralajmëruese.
Ndwrsa duke folur për ecurinë e fushatës gjenerali amerikan Vincent Brooks ka nënvizuar kapjen e një sasie të madhe municioni në një kompleks prej 40 deposh në jug të vendit. Brooks ka shtuar:
"Deri tani nuk kemi gjetur armë të shkatërrimit në masë, por ne vazhdojmë të mbledhim të dhëna se ato janë dhe ekziston një vullnet për t'i përdorur ato. Këtë e kemi parë dhe në të shkuarën, por për momentin nuk kemi gjetur konkretish armë të tilla."
XS
SM
MD
LG