Ndërlidhjet

logo-print

LONDËR


Kryeministri britanik, Tony Blair, gjatë seancës së pyetjeve në parlamentin britanik ka sqaruar një numër cështjesh që lidhen me zhvillimin e luftës në Irak.
Blair ka nënvizuar se regjimi iraken synon shkatërrimin e vendeve të shenjta për të akuzuar më pas trupat e koalicionit. Duke folur për qeverisjen e Irakut të pas Sadamit Blair ka thënë:
"Sa më shpejt që të jetë e mundur Iraku nuk duhet të drejtohet as nga koalicioni dhe as nga Kombet e Bashkuara. Iraku duhet të drejtohet nga irakenët. Do drejtohet nga populli i Irakut, bazuar në një qeveri me përfaqësim të gjerë, e cila mbron të drejtat e njeriut dhe është e angazhuar për paqen dhe qëndrueshmërinë në rajon."
XS
SM
MD
LG