Ndërlidhjet

BRUKSEL


Sekretari amerikan i shtetit Colin Powell sot në Bruksel, me zyrtarët e lartë të Bashkimit Evropian dhe NATO-s pritet të diskutojë rindërtimin e pas luftës në Irak.
Powell tha se do të bisedohet për krijimin e një autoriteti të përkohshëm në rast të përmbysjes së regjimit të Saddam Husseinit, dhe shtoi se Kombet e Bashkuara duhet të kenë rolin e vet në rindërtimin e Irakut.
Shefi i diplomacisë amerikane në Bruksel arriti nga Turqia, ku bisedoi për kërkesat logjistike të trupave në Irakun verior.
Duke u larguar nga Ankaraja, Powell tha.
"Turqia është pjesëtar i rëndësishëm i koalicionit, dhe tani është e inkuadruar kundër regjimit të Saddam Husseinit", tha sekretari i shtetit.
XS
SM
MD
LG