Ndërlidhjet

logo-print

AS-SALIJA – KATAR


Forcat amerikane i janë afruar Bagdatit në një largësi prej 15 kilometrash nga qendra e kryeqytetit dhe kontrollojnë rrethinat në jug të kryeqytetit. Pritet që së shpejti të nisë dhe beteja për aeroportin.
Trupat e koalicionit kanë hyrë në një nga pallatet presidenciale të Sadam Huseinit, i cili gjendet pranë aeroportit ndërkombëtar.
Gjenerali amerikan Frank Thorp, nuk saktësoi se në cilin pallat, por ka shtuar se asgjë nuk është gjetur në të dhe forcat amerikane janë larguar.
Thorp për ecurinë e aksioneve ka shtuar:
"Në këto momente kemi bllokuar dy nga katër divizionet e Gardës Republikane. Kemi informacione se pjesëtarët e katër divizioneve të tjera po lëvizin drejt jugut, por ende nuk kemi përballje të drejtpërdrejtë me to."
XS
SM
MD
LG