Ndërlidhjet

BAGDAT


Kryeqyteti iraken është zhytur në errësirë gjatë orëve të para të mbrëmjes së sotme, ndërsa janë dëgjuar shpërthime të fuqishme në paralagjjet e tij. Energjia elektrike është ndërprerë në gjithë Bagdatin pas 15 minutash shpërthime.
Shefi i ushtrisë amerikane, Gjenerali Richard Meyers, ka deklaruar se forcat e koalicionit nuk kanë goditur sistemin e furnizimit me energji elektrike të Bagdatit.
Ndërkaq po vazhdojnë luftimet dhe sulmet e forcave të koalicionit rreth aeroportit ndërkombëtar të Bagdatit.
Pranë aeroportit, i cili gjendet vetëm 16 kilometra në jugperëndim të qendrës së kryeqytetit, Bagdat, janë dëgjuar goditje të artilerisë së rëndë.
Agjencia e lajmeve Reuters njofton se korrespondenti në fshatin Furat pranë aeroportit të Bagdatit, njofton për viktima si pasojë e luftimeve të orëve të fundit.
Forcat amerikane kanë njoftuar për përparim të dukshëm drejt Bagdatit dhe marrjes së aeroportit.
XS
SM
MD
LG