Ndërlidhjet

KAMPI AS SAYLIYA / KATAR


Forcat amerikane e kontrollojnë aeroportin ndërkombëtar të Bagdadit dhe kanë filluar kontrollin e lokaleve në brendi të aeroportit.
Agjencitë e lajmeve njoftojnë se të paktën 320 irakenë janë vrarë në luftimet për kontrollin e aeroportit.
Njoftohet se forcat amerikane e kanë shpartalluar edhe njërën pjesë të rrethimit mbrojtës të Bagdadit.
Në dy lokacione janë gjetur pluhura dhe lëngje misterioze, që besohet të mund të përdoren për armë kimike dhe biologjike.
Trupat e këmbësorisë vazhdojnë të pastrojnë terrenin nga mbeturinat e Gardës Republikane në paralagjet e Bagdadit.
Shtetet e Bashkuara thanë se rreth 2.500 pjesëtarë të Gardës Republikane, duke i zveshur uniformat e tyre, u janë dorëzuar forcave amerikane, ndërkohë që nga jug-lindja, marincat i afrohen Bagdadit.
Dje, tre ushtarë të koalicionit dhe dy civilë janë vrarë, kurse dy ushtarë janë plagosur, në sulmin vetëvrasës nga shpërthimi i një automjet me civilë afër një pike kontrolli, 130 kilometra në veri-perëndim të Bagdadit.
"Raportet e para tregojnë se makina iu afrua pikës së kontrollit. Një grua shtatzëne doli duke kërkuar ndihmë, dhe kur ushtarët u afruan, makina shpërtheu", tha gjenerali i brigadës Vincente Brooks.
XS
SM
MD
LG