Ndërlidhjet

LONDËR


Sekretari britanik i Mbrojtjes Goeffrey Hoon tha se përdorimi i bombave klaster në Irak është "qenësor" për mbrojtjen e personelit ushtarak të koalicionit nga rreziqet e luftës.
Hoon i ka deklaruar radios britanike se përdorimi i bombave të tilla është "krejtësisht i ligjshëm".
Ndërkohë, ministri i forcave të armatosura britanike Adam Ingram, në Londër deklaroi: "Forcat e Shteteve të Bashkuara tani i kanë angazhuar divizionet e Gardës Republikane pranë Bagdadit, dhe i kanë vënë nën kontroll kalimet kryesore mbi lumenjtë Tigër dhe Eufrat".
XS
SM
MD
LG