Ndërlidhjet

BAGDAD


Korrespodenti ynë, nga paralagjet e Bagdadit, njofton se tanket amerikane sot kanë filluar të hyjnë në qytet, të mbështetura nga aeroplanët A-10.
Majori amerikan Joffrey Watson i ka deklaruar radios "Evropa e Lirë" se struktura komanduese e Irakut është dëmtuar rëndë.
Sulmi i sotëm në Bagdad pasoi pas pushtimit të djeshëm të aeroportit, të cilin tani e sigurojnë trupat shtesë të koalicionit.
Gjatë natës vazhduan bombardimet e caqeve në qendër të Bagdadit, kurse janë dëgjuar edhe shpërthime të fuqishme.
Agjencitë gjithashtu njoftojnë për sulme ajrore të koalicionit në qytetin Mosul.
Gjeneral majori amerikan Stanley McChrystal tha se tani më janë eliminuar 2 nga 6 divizione që e mbronin Bagdadin.
"Besojmë se katër divizionet e mbetura janë mjaft të dëmtuara, dhe nuk i përngjajnë asaj që ishin në fillim", tha McChrystal.
Qeveria e Irakut tha dje se trupat aleate do të munden me një strategji "të re kreative" mbrojtëse, ndërsa televizioni i Irakut e shfaqi presidentin Saddam Hussein, duke e inkurajuar ushtrinë t'i vazhdojë luftimet.
Ndërkohë, nën-presidenti Taha Yassin Ramadan deklaroi se lideri Saddam Hussein ka urdhëruar të kompensohen finansiarisht familjet që kanë pësuar dëme nga lufta.
XS
SM
MD
LG