Ndërlidhjet

UASHINGTON


Presidenti i Shteteve të Bashkuara George Bush u ka urdhëruar autoriteteve të shëndetësisë t'i izolojnë amerikanët e sëmurë nga forma vdekjeprurëse e pneumonisë, e cila me shpejtësi përhapet nëpër botë.
Dy raste të reja dje u regjistruan në Floridë. Në Shtetet e Bashkuara janë regjistruar gjithsejt 100 raste të sëmundjes.
Sindromi Akut i Organeve të Frymëmarrjes deri tani ka shkaktuar vdekjen e 85 njerëzve në Azi dhe Kanada, ndërsa ka infektuar mbi 2.300 vetë anekënd botës.
XS
SM
MD
LG