Ndërlidhjet

BAGDAT


Tanket amerikane të mbështetura nga aeroplanët luftarakë A-10, kanë depërtuar deri në afërsi të qendrës së Bagdatit. Njoftohet se nga pjesa veriore e Bagdatit mijëra civilë po braktisin qytetin.
Gjenerali amerikan, Victor Renuar, duke folur nga komanda qëndrore në Katar ka sqaruar pak më parë se dy grupe forcash speciale kanë hyrë në Bagdat nga jugu, kanë kaluar lumin Tigër, që kalon nëpër Bagdat dhe janë vendosur në jug-perëndim.
"Mendoj se ishte një deklarim i qartë i aftësisë së forcave të koalicionit për të lëvizuar drejt Bagdatit në vendet dhe kohën që ata vetë e zgjedhin për të vendosur praninë e tyre dhe të kryejnë operacionet që i shohin të nevojshme. Dhe mendoj se kjo do të vazhdojë", ka theksuar gjenerali amerikan Viktor Renuar.
Ministri iraken i informacionit, Muhamed Saed Al Sahaf, ka hedhur poshtë informacionet se trupat amerikane janë në Bagdat, apo në aeroportin pranë tij.
XS
SM
MD
LG