Ndërlidhjet

logo-print

BAGDAT


Aeroplanët ushtarakë të koalicionit kanë filluar gjatë ditës fluturimet e rregullta mbi Bagdat, përfshirë ato mbi brigjet e lumit Tigër, si pjesë e përgatitjeve për sulmet e ardhshme tokësore në kryeqytetin iraken.
Kështu ka deklaruar gjenerali amerikan, Michael Moseley, i ngarkuar për komandën ajrore në luftën e Gjirit.
Moseley ka nënvizuar se forcat ajrore të koalicionit nuk kanë dobësuar Gardën republikane të Sadam Huseinit, por i kanë eliminuar ato në shkallë të lartë. Kjo ka bërë, ka shtuar Moseley, që forcat ushtarake irakene të mos kenë më kapacitete për aksione në shkallë të gjerë.
Burimet e Pentagonit kanë theksuar se rrethimi i Bagdatit, që do të lejonte largimin e civilëve, futjen e ndihmave humanitare atje dhe mënjanimin e luftës guerrile, mund të jetë pjesë e strategjisë.
XS
SM
MD
LG