Ndërlidhjet

logo-print

BASRA


Trupat britanike kanë kryer mësymjen më të madhe në qytetin e Basrës në jug të Irakut, pasi për dy javë kanë qenë të vendosur në rrethinat e tij.
Zëdhënësi i ushtrisë britanike, Chris Vernon, ka thënë se ky operacion synon të shkatërrojë institucionet e partisë Bathe të Sadam Huseinit në Basra.
Trupa paraushtarake si dhe forca të ushtrisë, policisë dhe të shërbimeve të inteligjencës janë ende duke kryer aksione të kufizuara rezistence.
Megjithatë korrespondneti i Radios "Evropa e Lirë", që gjendet me trupat britanike, infomon se qendra e qytetit është ende në duart e forcave të regjimit iraken.
XS
SM
MD
LG