Ndërlidhjet

logo-print

KAMPI AS SAYLIYA/KATAR


Ushtria e Shteteve të Bashkuara tha se vrulli i forcave amerikane, të cilat hynë thellë në Bagdad, tregoi se presidenti i Irakut Saddam Hussein më nuk e ka kontrollin në krejt kryeqytetin.
Gjenerali i Brigadës Vincent Brooks tha në Komandën Qendrore në Katar se lëvizjet e trupave amerikane janë përqëndruar në shkatërrimin e "lokacioneve kyçe të regjimit".
"Sulmi i dytë në zemrën e Bagdadit kundër lokacioneve kyçe të regjimit, shkatërrimi i forcave mbrojtëse dhe ruajtja e infrastrukuturës dhe popullatës civile të qytetit, e përforcojnë realitetin se regjimi nuk e kontrollon pjesën më të madhe të qytetit", tha Brooks, duke shtuar se forcave të Irakut u kanë mbetur edhe pak mundësi.
XS
SM
MD
LG