Ndërlidhjet

KOMBET E BASHKUARA


Sekretari i përgjithshëm Kofi Annan tha se pret që Kombet e Bashkuara të luajnë rol të rëndësishëm në Irakun e pas luftës, dhe ka caktuar këshilltar të posaçëm për koordinimin e çështjeve me bashkësinë ndërkombëtare.
Annan tha se Kombet e Bashkuara mund t'ia kthejnë legjitimitetin përpjekjeve pas konfliktit për tranzicionin e vendit.
"Pres që Kombet e Bashkuara të luajnë rol të rëndësishëm. Ato kanë përvojë të mirë në këtë fushë, qoftë për të shpejtuar formimin e administratës së përkohshme, qoftë në rindërtimin apo punën me vendet donatore", tha Annan.
XS
SM
MD
LG