Ndërlidhjet

BAGDAT


Trupat dhe tanket amerikane kanë kaluar në anën lindore të urës, në qendër të Bagatit, që shënon kalimin e parë të lumit Tigër.
Në orët e para të ditës forcat amerikane kanë sulmuar me bomba ndërtesën ku mendohej se ishte Sadam Huseini dhe dy djemtë e tij.
Në ndërtesën në fjalë janë hedhur 4 bomba me peshë 900 kilogramë secila.
Ndërtesa, që njihet si qendër e partisë Bathe, është shkatërruar plotësisht, ndërsa nuk ka njoftime për fatin e udhëheqësit iraken. Disa agjenci lajmesh pohojnë se në këtë sulm janë vrarë dy djemtë e Sadam Huseinit.
Ministri iraken i informacionit i ka hedhur poshtë këto njoftime.
XS
SM
MD
LG