Ndërlidhjet

BELFAST


Kombet e Bashkuara do të luajnë një "rol të rëndësishëm", në Irakun e pas-luftës, ka deklaruar presidenti amerikan George Bush, pas takimit me kryeministrin Tony Blair në Irlandën e Veriut.
"Rindërtimi i Irakut do kërkojë mbështetjen dhe aftësinë e bashkësisë ndërkombëtare. Ne jemi të angazhuar të punojmë me institucionet ndërkombëtare, përfshirë dhe Kombet e Bashkuara", ka thënë Bush.
Lidhur me zhvillimet aktuale në Irak, kryeministri britanik, Blair ka sqaruar:
"Në të gjitha pjesët e Irakut, po forcohet kontrolli ynë, regjimi po dobësohet dhe populli iraken po kthehet drejt nesh."
XS
SM
MD
LG