Ndërlidhjet

BEOGRAD


Në Serbi vazhdon procesi i hetimeve lidhur me vrasjen e ish kryeminsitrit serb, Zoran Xhinxhiq.
Mbi ecurinë e deritashme të hetimeve kryeministri aktual serb, Zoran Zhivkovic ka deklaruar:
"Hetimet kanë cuar në një pikë, që nuk tregon vetëm fajtorët e parë apo dorasit, por shkon në një drejtim që të lidh me caqe të caktuara politik."
Po sot është zhvilluar në Beograd ceremonia e varrimit të ish presidentit serb Ivan Stambolliq, vrarë në gusht të vitit 2000. Eshtrat e Stambolliqit, që besohet të jetë ekzekutuar nga Beretat e Kuqe, u gjetën disa javë më parë.
XS
SM
MD
LG