Ndërlidhjet

BAGDAT


Mbi 20 tanke amerikane dhe automjete të tjera ushtarake janë pozicionuar në Sheshin Tahir, ku gjendet dhe monumenti i Clirimit, i cili shënon qendrën e Bagdatit.
Ushtarët amerikanë janë duke transmetuar mesazhe paqeje në qytet dhe kanë kërkuar nga irakenët të mos godasin.
Ndërtesa e Komitetit Olimpik, e cila ka qenë qendra e djalit të Sadam Huseinit, Udait, është përfshirë nga flakët.
Në këto momente, sipas agjencisë REUTERS, trupat amerikane kanë marrë nën kontroll ndërtesën e shërbimit sekret iraken.
Forcat irakene nuk e kontrollojnë më Bagdatin, por kapiteni i ushtrisë amerikane, Frank Thorp, sqaron:
"Mendoj se është e parakohshme të flitet për fundin e këtij operacioni. Ndoshta ka ende shumë beteja në ditët që vijnë, ndërsa forcat e koalicionit lëvizin drejt dhe përreth Bagdatit."
XS
SM
MD
LG