Ndërlidhjet

UASHINGTON


Nënpresidenti amerikan Dick Cheney, ka deklaruar se regjimi i Sadam Huseinit është duke u shkatërruar, por nuk është ende e qartë dhe për sa kohë do të vazhdojnë luftimet në Irak.
"Mund të ketë disa luftime të vështira në ditët që vijnë. Forcat e regjimit kontrollojnë ende pjesë të veriut të Irakut, si Mosulin, Kirkukun dhe Tikritin. Megjithatë përfundimi i kësaj lufte do të shënojë një nga fushatat më të jashtzakonshme ushtarake të ndërmarra ndonjëherë", tha Cheney.
Ndërkaq në Uashington shefi i Pentagonit mbi zhvillimet më të fundit ka shtuar:
"Sadam Huseini po gjen vendin e vet bri Hitlerit, Stalinit, Leninit dhe Causheskut, në panteonin e diktatorëve të dështuar. Kurse populli iraken ndjehet mirë në rrugën e lirisë."
XS
SM
MD
LG