Ndërlidhjet

IRAKU DHE RAPORTET NDËRATLANTIKE


Jeffrey DONOVAN



Lufta në Irak e drejtuar nga Shtetet e Bashkuara dëshpëroi disa nga aleatët tradicionalë të Uashingtonit, si Francen e Gjermaninë. Për pasojë sot kemi një ndarje të thellë në mardhëniet ndëratlantike.
Franca dhe Gjermania iu bashkangjitën Rusisë dhe Kinës për të bllokuar përpjekjet amerikano-britanike për të pasur mbështetjen e Kombeve të Bashkuara për ndërhyrjen në Irak.
Londra dhe Uashingtoni për të mos rrezikuar hedhjen poshtë të projekt rezolutës së tyre në Këshillin e Sigurimit, iu kthyen luftës pa miratimin e Kombeve të Bashkuara.
Në fakt debati i paraluftës në Irak nuk kishte si pikë kryesore çarmatimin e Bagdatit, por atë që Franca e quante superfuqi amerikane, e cila duhej baraspeshuar.
Ndërsa lufta në Gjirin Persik po ecën shpejt dhe mirë për forcat e koalicionit, Amerika dhe Evropa duket të jenë sërisht në mosmarrëveshje lidhur me rolin e OKB-së në Irakun e pas luftës.
Franca Gjermania dhe Rusia kanë kërkuar një rol qëndror të Kombeve të Bashkuara në administrimin e Irakut.
Edhe kreu o OKB-së, Kofi Anan është i interesuar për një rol kyç të organizatës që drejton:
"Pres që OKB-ja të luajë një rol të rëndësishëm në Irakun e pas luftës, pasi ka përvojë, si kur bëhet fjalë në lehtësimin e drejtimit nga një qeveri e jashtzakonshme drejt një adminsitrate të përkohshme", ka deklaruar Anan.
Sipas ekspertit nga Fondacioni amerikan "Heritixh", Nil Gardner debati mbi rolin e OKB-së në Irak është tepër delikat:
"Mendoj se po shkojmë drejt një ndarje të re ndëratlantike lidhur me rolin e OKB-së. Nuk besoj se administarata Bush do të tolerojë në cështjen themelore:Kush do ta drejtojë Irakun epasluftës?, thotë eksperti Gardner. Më tej ai shton se nëse Gjermania, Franca dhe Rusia duan të përmirësojnë raportet me Uashingtonin nuk duhet të marrin një qëndrim ekstrem:
"Besoj se varet nga Parisi, Brlini dhe Moska të ndreqin pasojat e ndarjes, duke ofurar një numër kompromisesh. Mendoj se Kombet e Bashkuara janë një çështje e madhe. Nëse vendet evropiane do këmbëngulin për të drejtuar Irakun, atëherë ato nuk do përfillen nga administrata amerikane. Dhe mendoj se mardhëniet BE-SHBA do të keqësohen nëse vendet evropiane do vazhdojnë të këmbëngulin në këtë çështje", sqaron Gardner.
Disa analistë mendojnë se Shtetet e Bashkuara mund t'i lënë një rol këshillues OKB-së në administratën e përkohshme irakene.
Bler po përpiqet në gjetjen e koncensusit. Edhe Berlini e Moska kanë treguar shenja për rregullimin e marrdhënieve me Uashingtonin. Duket se deri tani Franca po ruan pozicionin e saj.
Megjithatë eksperti Gardner nga fondacioni amerikan "Heritixh" nënvizon se ky konflikt ka dëmtuar përgjithmonë mardhëniet mes dy anëve të Atlantikut dhe se në të ardhmen Shtete e Bashkuara do marrin një rol më aktiv në Evropë.

XS
SM
MD
LG