Ndërlidhjet

XHEI GARNER - UDHËHEQËS I ADMINISTRATËS CIVILE NË IRAK


Jeffrey DONOVAN



Gjenerali 64 vjeçar në pension, Xhei Garner, i cili për momentin kryeson Zyrën amerikane për rindërtim dhe ndihma humanitare është njeriu që do të drejtojë përpjekjet për ngritjen e një qeverie të përkohshme irakene pas përfundimit të luftës. Një detyrë që paraqet sfidë për çdokënd. Megjithatë gjenerali amerikan është mësuar të jetë në qendër të vëmendjes.
Në vitin 1991, gjatë luftës së parë të Gjirit, ai drejtoi operacionet humanitare në veri të Irakut, të përcaktuara për popullësinë kurde.
Rikthimi i tij 12 vjet më vonë është një fakt që i kënaq kurdët, të cilët i kanë rezervuar atij gjithmonë një pritje prej heroi.
Majk Amitei, i cili drejton Institutin për çështjen kurde në Uashington thotë:
"Mendoj se kurdët kanë shumë besim se ai do bëjë një punë të mirë, për më tepër që është familjar me situatën atje. Mendoj se ai më shumë se çdokush do të vlerësojë se si kurdët mund të kontribuojnë në të ardhmen e Irakut", thotë Amitei.
Megjtihatë jo të gjithë janë të kënaqur ta shohin gjeneralin e pensionuar në këtë detyrë.
Agjencitë ndërkombëtare, prania e të cilave është jetike për Irakun e pas luftës, nuk dëshirojnë që puna e tyre të shihet e ndërlidhur me atë të forcave ushtarake në Irak.
Dejvid Uimhërst, zëdhënës për Kombet e Bashkuara sqaron:
"Ne nuk e shohim ndihmën humanitare të lidhur me forcën ushtarake. Ushtritë që po luftojnë janë pjesë e konfliktit. Formalisht ato nuk janë të paanshme", pohon zëdhënësi i OKB-së.
Por, kjo është vetëm njëra anë e problemit. Garner është përballur me kritika për faktin se është pro-izraelit dhe shumë myslimanë nuk besojnë tek ai, duke nënvizuar se ai ka marrë shumë dhurata nga lobi hebrej. Një tjetër problem është mbështetja e gjeneralit Garner për opozitën irakene në ekzil, e cila nuk ka shumë mbështetje në mesin e popullsisë vendase brenda vendit.
Gjithashtu Garner është në qendër të përplasjeve mes Pentagonit dhe Departamentit të Shtetit, të cilët shohin tek emërimi i tij ndikimin e institucioneve përkatëse në zgjedhjen e zyrtarëve për drejtimin e Irakut, menjëherë pas luftës. Ndërkohë që vetë zyra e Garnerit është nën kontrollin e Pentagonit.
Megjithatë ka nga ata që mendojnë se përvojat ushtarake dhe civile të Garnerit e bëjnë atë personin e duhur për postin në fjale.
Fil Anderson nga Qendra për Studime Strategjike në Uashington mbi këtë cështje thotë:
"Kjo është një përvojë bazë që duhe tpër të kryer punën. Mendoj s edikush me eksperiencat e tij është më i përshtatshëm se një diplomat", sqaron Fil Anderson nga Instituti i Studimeve Strategjike në Uashington.

XS
SM
MD
LG