Ndërlidhjet

KIRKUK


Forcat e koalicionit kanë mbështetur luftëtarët kurdë gjatë sulmeve për të marrë qytetin e Kirkukut, në veri të Irakut. Kirkuku është një nga qendrat naftëmbajtëse më të rëndësishme në Irak, ndërsa njoftohet se trupat e regjimit iraken kanë dorëzuar qytetin pa ndonjë rezistencë.
Banorët e Kirkukut kanë përshëndetur forcat e koalicionit dhe kanë nisur të festojnë nëpër rrugë, ndërkohë që raportohet se kanë filluar dhe vjedhjet e bastisjet e ndërtesave.
Ankaraja zyrtare ka bërë të ditur se ka marrë garanci nga Uashingtoni se nuk do të lejohen luftëtarët kurdë të drejtojnë Kirkukun.
Agjencitë e lajmeve njoftojnë se luftëtarët kurdë morrën nën kontroll gjatë ditës, pa hasur në ndonjë rezistencë, qytetet e Kamhumrit, Altun Kutrit dhe Khanecinit.
XS
SM
MD
LG