Ndërlidhjet

UASHINGTON


Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se nuk ka krizë humanitare në shkallë të gjerë në Irak.
Zëdhënësi i presidentit, Ari Fleischer, ka nënvizuar se ushqime dhe ndihma të tjera të nevojshme po mbërrijnë në Irak.
Lidhur me zhvillimin e operacioneve ushtarake, të njëtat burime kanë theksuar se lufta nuk ka përfunduar.
"Ne jemi ende në mes të kësaj lufte. Ende ka vende të rrezikshme në Bagdat parë nga këndvështrimi ushtarak. Fakti se komanda qëndrore e regjimit iraken ka rënë nuk do të thotë se kjo shënon dhe fundin e luftës", tha zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Ari Fleischer.
XS
SM
MD
LG