Ndërlidhjet

BEOGRAD


Shefi i diplomacisë evropiane, Javier Solana, pas përfundimit të vizitës në Beograd, ka deklaruar se është i kënaqur me përpjekjet e Serbisë dhe Malit të Zi drejt integrimit evropian.
Gjatë takimit të Solanës me kryeministrin malazez, Milo Gjukanovic, ky i fundit ka thënë se Serbia e Mali i Zi dëshirojnë më shumë ndihma financiare nga Bashkimi Evropian, për të ndihmuar reformat ekonomike në vend.
Gjukanovic ka shtuar se të dyja republikat e shtetit të ri kërkojnë t'i bashkangjiten bashkimit Evropian, por më së pari duhet të realizojnë harmonizimin e politikave ekonomike brenda Bashkimit Serbi dhe Mal i Zi.
XS
SM
MD
LG