Ndërlidhjet

KAMPI AS SAYLIYA/KATAR


Ushtria amerikane tha se trupat shtesë nga Kuvajti po hyjnë në Irak.
Zëdhënësi i Komandës Qendrore të Shteteve të Bashkuara, gjeneral brigade Vincent Brooks tha se operacionet luftarake në Irak ende nuk kanë përfunduar.
"Siç e kam theksuar, puna e operacioneve luftarake nuk është kompletuar. Punojmë në eliminimin e mbeturinave të regjimit, mbledhim informata nga popullata e Irakut, dhe bëjmë operacione të spastrimit nëpër Bagdad dhe pjesët tjera të vendit", tha Brooks.
Gjenerali tha se forcat tani fokusohen në qytetin Tikrit, vendlindjen e Saddamit.
"Edhe nëse trupat e Shteteve të Bashkuara e marrin Tikritin, kjo nuk don të thotë se lufta ka përfunduar, sepse forcat lojale ndaj Saddamit mbeten gjetkë në Irak", tha Brooks.
XS
SM
MD
LG