Ndërlidhjet

SHËN PETERSBURG


Liderët e Francës, Gjermanisë dhe Rusisë sot i përfunduan bisedimet dy ditëshe duke theksuar që Kombet e Bashkuara ta kenë rolin qendror në Irakun e pas luftës.
Jacques Chirac, Gerhard Schroeder dhe Vladimir Putin thanë se pjesëmarrja e Kombeve të Bashkuara do t'ia jepte legjitimitetin rindërtimit të Irakut pas luftës.
Presidenti i Francës Jacques Chirac tha se përkundër përçarjeve mbi Irakun, komuniteti ndërkombëtar ende "mund të ribashkohet rreth vlerave të përbashkëta që i formojnë Kombet e Bashkuara".
Në Uashington, sekretari amerikan i shtetit Colin Powell e ka ripërsëritur pohimin se Shtetet e Bashkuara duhet ta luajnë rolin kryesor në rindërtimin e Irakut të pas luftës.
XS
SM
MD
LG