Ndërlidhjet

UASHINGTON


Presidenti i Shteteve të Bashkuara George Bush e ka mirëpritur fundin e asaj që e quajti "ankth" të sundimit të Saddam Husseinit në Irak.
Në fjalimin e rregullt javor të radios, Bush tha se irakienët së shpejti vetë do të mund t'i zgjedhin liderët:
"Ankthi i sundimit të Saddam Husseinit në Irak po përfundon. Së shpejti, njerëzit e Irakut do të jenë të lirë t'i zgjedhin liderët e tyre që i respektojnë dhe e pasqyrojnë karakterin e tyre. Në këtë, ata do ta kenë vullnetin e mirë të tërë botës. Ata do ta kenë edhe miqësinë e popullit amerikan", tha presidenti i Shteteve të Bashkuara.
Bush tha se "irakienët, ashtu si çdo popull, nuk e durojnë shtypjen dhe e mirëpresin lirinë e tyre". Ai tha se "në çdo komb dhe çdo kulturë, zemra e njeriut e dëshiron të njëjtën: dinjitetin, lirinë dhe mundësinë për të ndërtuar një jetë më të mirë".
Presidenti Bush tha se amerikanët u bashkangjiten irakienëve në kremtimin e lirisë.
XS
SM
MD
LG