Ndërlidhjet

DAMASK


Ministri i jashtëm i Francës Dominique de Villepin tha se në Irak duhet së shpejti të fillojë faza e rindërtimit politik, ekonomik dhe shoqëror.
"Aksioni ynë duhet të udhëhiqet nga tre parime: rolin qendror të Kombeve të Bashkuara, ruajtjen e tërësisë territoriale të Irakut dhe mbrojtjen e resurseve, të cilat duhet t'u takojnë irakienëve", tha de Villepin.
De Villepin sot qëndroi në Kairo dhe Damask.
Ndërkohë, në Uashington, ministrat e financave dhe guvernatorët e bankave qendrore të shtatë vendeve të industrializuara, sot bënë thirrje për rindërtimin e Irakut, dhe shprehën mbështetjen për rezolutë të re të Kombeve të Bashkuara mbi këtë çështje.
XS
SM
MD
LG