Ndërlidhjet

TIKRIT


Trupat amerikane kanë hyrë në qytetin e Tikritit, vendlindja e Sadam Huseinit.
"Kjo forcë, pra trupat amerikane, kanë përparuar drejt Tikritit, pa hasur në ndonjë rezistencë", ka bërë të ditur gjenerali amerikan, Tomy Franks komandanti i trupave të koalicionit.
Megjithatë Tikriti ende nuk është nën kontrollin e plotë të forcave të koalicionit.
Të njëjtat burime pohojnë se 7 ushtarë amerikanë, të cilësuar të zhdukur, janë gjetur në gjendje të mirë shëndetësore dhe tani i janë bashkangjitur trupave amerikane në Irak.
XS
SM
MD
LG