Ndërlidhjet

logo-print

TIKRIT


Forcat amerikane po luftojnë me trupat irakene në qytetin verior të Tikritit.
Tikriti është vendlindja e Sadam Huseinit dhe një nga qendrat e pakta të rezistencës në vend.
Rreth 250 tanke amerikane dhe armë të tjera të artilerisë së rëndë, të mbështetur nga sulmet ajrore, kanë marrë pjesë në luftime që u zhvilluan në rrethinat jugore të qytetit.
Gjatë paradites trupat amerikane hynë në disa pjesë të Tikritit, pa hasur ndonjë rezistencë.
Lidhur me këto zhvillime gjenerali amerikan Tomy Franks ka thënë:
"Mendoj se është e parakohshme të themi se gjithcka është bërë dhe puna ka përfunduar."
XS
SM
MD
LG