Ndërlidhjet

TIKRIT


Forcat amerikane kanë hyrë në qendrën e qytetit Tikrit, fortesën e fundit të rezistencës së qeverisë në Irak, ndërsa një ushtarak amerikan tha se trupat kanë hasur në pak rezistencë.
Në Komandën Qendrore amerikane në Katar, togeri Herbert Josey tha se "disa forca të regjimit që gjenden në zonën, ende nuk janë dorëzuar".
Qyteti Tikrit, 150 kilometra në veri të Bagdadit, është vendlindja e liderit të Irakut Saddam Hussein.
Komandanti i forcave amerikane në Irak, gjenerali Tommy Franks tha se ndonëse zemra e ushtrisë irakiene është shkatërruar, milicia, eskadronët e vdekjes dhe mercenarët e huaj ende vazhdojnë të luftojnë.
XS
SM
MD
LG