Ndërlidhjet

LONDËR


Sekretari i Jashtëm britanik Jack Straw sot e shfaqi dyshimin në pohimet e Shteteve të Bashkuara se Siria mund të zhvillojë armë të shkatërrimit në masë dhe u bëri thirrje për dialog me Damaskun.
Presidenti amerikan George Bush dje tha se beson që Siria të ketë armë kimike. Uashingtoni gjithashtu e ka akuzuar Sirinë për furnizimin e Irakut me pajisje ushtarake, dhe së fundi për strehimin e zyrtarëve të lartë të Irakut.
Duke folur në Bahrein, Straw ka mohuar se Siria tani e ka radhën në "listën e goditjeve" nga Shtetet e Bashkuara.
"Ka pyetje të rëndësishme, të cilave sirianët duhet t'u përgjigjen. Por, sa i përket pyetjes nëse Siria e ka radhën, ne e kemi bërë të qartë se jo. Nuk ka kurrfarë liste", tha Straw.
XS
SM
MD
LG