Ndërlidhjet

TIKRIT


Trupat amerikane kanë hyrë në qendrën e Tikritit, i fundit në mesin e qyteteve kryesore irakene, ku vazhdonte rezistenca.
Në Komandën Qendrore amerikane në Katar, togeri Herbert Josey tha se "disa forca të regjimit që gjenden në këtë zonë, ende nuk janë dorëzuar."
Qyteti Tikrit, 150 kilometra në veri të Bagdadit, është vendlindja e Saddam Husseinit.
Komandanti i forcave amerikane në Gjirin Persik, gjenerali Tommy Franks, tha se ndonëse zemra e ushtrisë irakiene është shkatërruar, milicia, skuadrat e vdekjes dhe mercenarët e huaj ende vazhdojnë të luftojnë.
XS
SM
MD
LG