Ndërlidhjet

logo-print

LONDËR


Sekretari i Jashtëm britanik Jack Straw ka shfaqur dyshim mbi pohimet se Siria mund të zhvillojë armë të shkatërrimit në masë.
Presidenti amerikan, George Bush, dje tha se beson që Siria të ketë armë kimike. Uashingtoni gjithashtu e ka akuzuar Sirinë për furnizimin e Irakut me pajisje ushtarake, dhe së fundi për strehimin e zyrtarëve të lartë të Irakut. Duke folur në Baharein, Straw ka mohuar se Siria tani e ka radhën në "listën e goditjeve" nga Shtetet e Bashkuara.
"Ka pyetje të rëndësishme, të cilave sirianët duhet t'u përgjigjen. Por, sa i përket pyetjes nëse Siria e ka radhën, ne e kemi bërë të qartë se jo. Nuk ka kurrfarë liste", tha Straw.
XS
SM
MD
LG