Ndërlidhjet

BAGDAD


Ushtria e Shteteve të Bashkuara ka filluar ta konsolidojë kontrollin e saj në Irak, ndërkohë që trupat e koalicionit kanë marrë qytetet kryesore. Gjatë ditës nuk janë raportuar beteja të rëndësishme, ndërsa është shuar zjarri dhe në pusin e fundit të naftës në jug të vendit.
Në Bagdad, ka gjithnjë e më pak raporte për plaçkitje, pas patrullimeve të përbashkëta të forcave amerikane dhe policëve të pa-armatosur irakienë.
Zëdhënësi i Komandës Qendrore, gjenerali Vincent Brooks tha se vëmendja kryesore po përqëndrohet në ngritjen e një qeverie të pas luftës.
"Forcat e koalicionit po punojnë ngushtësisht me udhëheqësit vendorë dhe drejtuesit fetarë në shumë zona, në mënyrë që të ndihmojnë në krijimin e strukturave të qeverisjes lokale", tha Brooks.
XS
SM
MD
LG