Ndërlidhjet

logo-print

AS - SAYLIYA - KATAR


Sekretari i jashtëm britanik, Jack Straw, tha se Siria ka mundësinë të dëshmojë se nuk i përket kategorisë së "vendeve të papërgjegjshme", siç e ka cilësuar Uashingtoni.
Duke folur në Komandën Qendrore amerikane në Katar, Straw tha se Siria duhet t'i japë përgjigjje pyetjeve nëse ka armë kimike dhe nëse i strehon anëtarët e regjimit të Saddam Husseinit.
"Ka disa pyetje të rëndësishme që Siria duhet t'u përgjigjet. Siria duhet ta pranojë realitetin dhe të bashkëpunojë me ne dhe Shtetet e Bashkuara. Por këtu ka edhe mundësi për një fillim të ri", tha Straw.
Siria ka mohuar se ka armë kimike dhe se ka bashkëpunuar me regjimin e përmbysur të presidentit të Irakut.
Gjatë ditës kryeministi spanjoll, Hose Maria Aznar ka shprehur besimin se Siria nuk do të jetë cak i sulmeve ushtarake amerikane.
XS
SM
MD
LG