Ndërlidhjet

logo-print

PRISHTINË


Mosveprimi për të ndryshuar ligjin e arsimit të lartë është i dëmshëm për qeverisjen dhe për zhvillimin e Kosovës, i ka thënë përmes një letre shefi i UNMIK-ut Mihail Steiner kryeparlamentarit Nexhat Daci.
Ky hap i Steinerit erdhi pasi Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara, i ka shprehur kryeadministratorit të Kosovës mbështetjen për vendimin e tij që të shpallë të paligjshëm një deklaratë të Kuvendit të Kosovës mbi arsimin e lartë.
Deklarata kërkon zbatimin e ligjit për arsimin e lartë në Kosovë, përkundër faktit se ky ligj nuk ka marrë miratimin e zotit Steiner.
XS
SM
MD
LG