Ndërlidhjet

UASHINGTON


Fitorja në Irak është e sigurt ndonse ka ende për të bërë derisa mbetjet e regjimit të Sadam Huseinit të dorëzohen apo të vriten, ka deklaruar presidenti amerikan, George Bush.
"Fitorja jonë në Irak është e sigurt, por ende nuk është përfundimtare. Pushteti i centralizuar i diktatorit ka marrë fund, por ende në disa pjesë të Irakut ka elementë të rrezikshme dhe të dëshpëruar. Forcat e koalicionit do t'i ndjekin këta armiq derisa ata të dorëzohen apo të shkatërrohen", tha Bush.
Presidenti amerikan ka theksuar se fitorja në Irak shënon një përparim themelor në luftën kundër terrorizmit.
XS
SM
MD
LG